Nesër temperaturat arrijnë në 11 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e diele.

Lajme

20/02/2021 14:41

Sipas IHK-së, të dielën Kosova do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me presion të rritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare./Lajmi.net/