Isco do të largohet në verë nga Real Madrid

Gazetari më i besueshëm, Fabrizio Romano, ka treguar se Isco do të mundohet të largohet në verë përsëri, pasi dështoi ta bëjë një gjë të tillë në afatin kalimtar të janarit.

Sport

11/02/2021 13:45

Në podkastin e tij të famshëm “Here We Go Podcast”, gazetari shpjegoi se spanjolli nuk është i lumtur te Los Blancos, përcjell lajmi.net.

Madje, ai raporton se Isco dëshiroi të largohej në afatin kalimtar të janarit, mirëpo një gjë të tillë nuk e lejuan zyrtarët e klubit.

Këtë sezon, reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar vetëm 487 minuta në të gjitha garat dhe për këtë arsye po kërkon një largim.

Njëri ndër klubet që kishte shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit ishte Manchester United./Lajmi.net/