Hazard pranë rikthimit, ai ka filluar të vrapojë në fushë

Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid.

Sport

11/02/2021 12:37

Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me lëndime, pasi së fundmi ai u lëndua më 4 shkurt, shkruan lajmi.net.

Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.

Klubi madrilien kishte njoftuar se Hazardi ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.

Hazard mund të rikthehet në formacionin startues te Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid./Lajmi.net/