Agnelli kundër Conte? Të gjitha prapaskenat dhe arsyet pse nuk kanë raporte të mira

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe trajneri Antonio Conte dje ofenduan njëri-tjetrin në ndeshjen Juventus - Inter, por është një tregim që ka ndodhur edhe më herët.

Sport

10/02/2021 12:21

Dje ishte një natë plotë dramë, me ndeshjen që përfundoi me rezultat të barabartë dhe Juventusin që kaloi në finale, përcjellë lajmi.net.

Në fundin e pjesës së parë, Agnelli dhe Conte në mënyra të ndryshme ofenduan njëri tjetrin.

Lidhje e mirë mes tyre u prish në verën e vitit 2015 kur Conte që fitoi tri herë radhazi Seria A, dha dorëheqje gjatë përgatitjeve parasezonale.

Pas disa muajve ai u pyet lidhur me strategjitë e transferimeve dhe tha: ‘Nuk mundësh të shkosh për t’u ushqyer në vlerë 100 euro në restorant kur ke vetëm 10 euro në xhep”.

Vendimi i tij ishte befasi për Juventusin, që shumë shpejtë punësuan Massimiliano Allegri.

Në vitin 2017, Agnelli ‘thumboi’ Conte duke thënë ‘Allegri ia doli me punën që tjetër kush e pa si të përfunduar’.

Me pas, Conte u përgjigj në Facebook: ‘Mos mendo asnjëherë se e njeh dikë mirë. Ndonjëherë minimum nga maturia do ishte e mjaftueshme’.

Sidoqoftë, në vitin 2019, Agnelli lavdëroi Conte duke i thënë ‘Conte është dhe do jetë gjithmonë legjendë e Juventusit’.

Ndërsa, dje u dëshmua se raportet mes tyre nuk janë aspak të mira./Lajmi.net/