Zidane shpjegon arsyen pse Isco zhvilloi vetëm 15 minuta ndaj Getafe

Dje, Real Madridi mposhti Getafen me rezultat 2 - 0.

Sport

10/02/2021 09:39

Pavarësisht mungesave të mëdha, Zidane vendosi që mesfushori Isco të jetë në stol dhe e lejoi të zhvillonte vetëm 15 minuta, transmeton lajmi.net.

I pyetur lidhur me situatën e spanjollit, tekniku francez tha se lojtari nuk ishte i gatshëm.

“Isco nuk mund të niste. Ai ka stërvitur vetëm një herë me skuadrën”.

“Për këtë arsye i kam dhënë vetëm 15 minuta. Kjo është e gjitha”, tha ai.

Zidane momentalisht është në pozitën e dytë, pesë pikë prapa Atleticos që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/