Zidane: Përse ta lë Realin? Unë bëj atë që dua

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për gazetarët para ndeshjes ndaj Getafes.

Sport

08/02/2021 15:11

“Los Blancos” po përballen me probleme të lëndimeve, listës së gjatë të të lënduarve iu shtuan sot edhe Alvaro Odriozola dhe Eder Militao, transmeton lajmi.net.

Zidane iu bashkua deklaratës së trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, ku tha se kalendari i ndeshjeve po vret lojtarët.

“Po ky kalendar i ndeshjeve është çmenduri”, tha ai.

Pas kësaj deklarate, gazetarët spanjoll vazhduan ta pyesnin për mbështetjen e klubit dhe a ndihej i rrezikuar se do e humbe punën e tij si trajner i “Los Blancos”.

“Jo nuk jam marrë në pyetje nga klubi asnjëherë, përse! Unë ndjej mbështetjen e tyre në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Përse ta braktis Realin? Unë bëj atë që dua dhe më pëlqen”, tha Zidane.

Ai u pyet edhe për vazhdimin e kontratës.

“Vazhdimi i kontratës? Me rëndësi është që nesër kemi ndeshje për të zhvilluar”, u përgjigj me dinakëri Zinedine Zidane./Lajmi.net/