Napoli konfirmon lëndimin e Manolas, do mungojë tre javë

Kostas Manolas ishte zëvendësuar në ndeshjen ndaj Genoas, tani klubi ka konfirmuar lëndimin e tij.

Sport

08/02/2021 14:47

Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Kalidou Koulibaly, listës së problemeve në mbrojtje iu është shtuar edhe Kostas Manolas me lëndimin e tij, transmeton lajmi.net.

Napoli konfirmoi në uebfaqen e klubit se Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e djathtë të këmbës dhe koha e rikupërimit vlerësohet të jetë tre javë jashtë fushave të blerta.

Manolas u zëvendësua pas 68 minutash në duelin ndaj Genoas, ai u zëvendësua nga Amir Rrahmani. Tani, Rrahmani mund të përfitojë nga situata e lëndimeve në mbrojtje dhe të fitojë besimin e Gattusos gjithashtu duke ngritur formën e lartë që kishte në sezonin e kaluar.

Lajmin për lëndimin e Manolas e ka bërë të ditur Napoli përmes një komunikate zyrtare në uebfaqen e klubit.

“Informacionet nga klinika Pineta Grande, evidentojnë që një lëndim i shkallës së dytë të ligamentit në kyçin e këmbës së djathë. Rikuperimi parashihet të zgjasë tre jave, futbollisti ka filluar procedurat”, thuhet në komunikatën e klubit./Lajmi.net/