Gattuso ka një ultimatum nga De Laurentiis

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk është duke kaluar momente të mira, shkaku i formës së dobët të skuadrës.

Sport

07/02/2021 10:09

Napoli humbi ndeshjen e fundit nga Genoa, për të thelluar krizën dhe për të rikthyer në diskutim shkarkimin e Gennaro Gattusos në mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Gattuso kishte shpërthyer në ndeshjen ndaj Spezias, ku kishte akuzuar zyrtarët e klubit se po sillen keq dhe janë të pa edukatë, ku kishte dëgjuar zëra se ata thoshin se ai do vdesë dhe nuk mund të bëjë rolin e trajnerit.

Strategu italian kishte thumbuar edhe presidentin De Laurentiis, ku kishte thënë se klubi po sillet sikur të ishim në vendin e fundit.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka dhënë një ultimatum Gattusos, ku ka thënë se do të presë epilogun e dy ndeshjeve të ardhshme për të marrë vendimin e tij.

Ndeshjet në fjalë janë, ndeshja kundër Atalantas dhe Juventusit. Sipas artikullit, këto ndeshje janë përcaktuese për të ardhmen e Gattusos.

Sipas gazetës, Napoli është duke shqyrtuar rikthimin e Maurizio Sarrit ose Rafael Benitezit./Lajmi.net/