Varane është heroi i “Los Blancos”, Reali fiton me rikthim ndaj Huescas

Real Madrid dhe Huesca janë ndeshur në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Sport

06/02/2021 18:05

“Los Blancos” e dominuan pjesën e parë, por pavarësisht kësaj, ata nuk ia arritën të shënojnë në portën kundërshtare, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Huesca befasoi Realin. Galan shënoi në minutën (48′), për ti dhënë vendasëve avantazhin.

Reali u mundua të reagojë, dhe ia arriti përmes Rafael Varane, i cili shënoi golin e tij të parë këtë sezon, përkatësisht në minutën (55′).

Në këtë ndeshje, Reali e nisi pa kapitenin, Sergio Ramos, i cili u lëndua stërvitjen e fundit dhe operimi u konfirmua. Ai do të jetë një mungesë e madhe për Zinedine Zidane.

Por, kur u duk se gjithçka përfundoi, në skenë doli prap, i kritikuari Raphael Varane i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Varane shënoi në minutën (84′), për ti dhënë avantazhin Realit.

Rezultati përfundimtar, Huesca 1-2 Real Madrid.

Tani me këtë fitore, Reali qëndron në pozitën e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se Atletico Madrid./Lajmi.net/