Publikohet lista e lojtarëve të Realit, mungon Ramos

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Huescas, e vlefshme për xhiron e 22-të të La Ligas.

Sport

05/02/2021 18:38

Real Madrid do të ndeshet me Huescan në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas, befasia më e madhe ishte mos përfshirja e Sergio Ramos në skuadër, shkruan lajmi.net

Si duket, kapiteni kishte pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit, nga e cila u detyrua të largohet. Tani është zyrtare, pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar, Sergio Ramos do mungojë.

Reali do të hyjë në ndeshje me vetëm 17 lojtarë të grumbulluar. Përpos Ramos, mungon edhe Hazard, Valverde dhe Carvajal.

Lajm i mirë për “Los Blancos” është rikthimi i trajnerit Zinedine Zidane, i cili mposhti COVID-19 dhe rezultoi negativ në testimin e fundit.

Lista e plotë e lojtarëve të Realit të grumbulluar për ndeshjen ndaj Huescas./Lajmi.net/