Napoli lehtësisht mposht Parman

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi kundër Parmas, e vlefshme për xhiron e 20-të në Seria A.

Sport

31/01/2021 19:53

“Napolitanët” fituan me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Nga një gol në secilën pjesë bëri që Napoli t’i arkëtojë pikët e plota.

Ishte Elmas që pas asistimit te Demme zhbllokoi rezultatin  (32′).

Derisa, Politano vulosi fitoren me një gol të bukur nga largësia (82′).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol.

Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e katër me 37 pikë, derisa Parma renditët në pozitën e parafundit me 13 sosh./Lajmi.net/