Courtois: La Liga është e gjatë, ka akoma kohë

Real Madrid ka humbur ndeshjen ndaj Levantes e vlefshme për xhiron e 21-të të La Ligas.

Sport

30/01/2021 18:23

Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq në minutën e (9′), dhe nga ky rast, loja e Realit ndryshoi rrjedhën tërësisht pasi Levnate kishte avantazhin numerik, transmeton lajmi.net.

Golat u shënuan nga Asensio (13′), ndërsa për Levante shënuan, Morales (32′) dhe Roger (78′).

Pas ndeshjes, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli për rrjedhën e ndeshjes, ku tha se ka ende kohë dhe La Liga është e gjatë dhe nuk pranoi se lufta për titull ka mbaruar.

“Që nga kartoni i kuq, gjërat u komplikuan për ne. Nuk doja ta rrezoja lojtarin kundërshtar sepse ishte afër Varane, por është interpretimi i gjyqtarit”, tha ai.

“La Liga është e gjatë për të thënë se titulli ka mbaruar, ka ende kohë”, përfundoi Thibaut Courois./Lajmi.net/