Publikohet lista e lotjarëve, Reali me shumë mungesa ndaj Levantes

Real Madrid do të ndeshet me Levanten në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas.

Sport

29/01/2021 16:40

“Los Blancos” do të jenë të penalizuar nga mungesat e shumta në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas, transmeton lajmi.net.

Reali do të jetë edhe pa kapitenin Sergio Ramos, dhe në mbrojtje pritet të startojë dyshja Militao dhe Varane.

Sipas “El Chiringuito”, edhe Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez nuk do jenë të gatshëm, ndërsa Rodrygo Goes dhe Valverde mungojnë nga lëndimi.

Nacho është infektuar me COVID-19, dhe as ai nuk do jetë i gatshëm, gjithshtu edhe trajneri, Zinedine Zidane, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar të “Los Blancos”  në ndeshjen ndaj Levantes./Lajmi.net/