Caktohet orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës U21, për kualifikimet e Kampionatin Evropian 2023

Është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për grupmoshat U-21, ku do të marrë pjesë edhe Kombëtarja kosovare.

Sport

28/01/2021 20:44

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për Kombëtaret U21, ku Kosova u vendos në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Ndërkohë, në orët e pasdites janë caktuar edhe terminet e ndeshjeve të këtij grupi. Kosova U21 në muajin mars nuk do të ketë ndeshje kualifikuese, derisa duelin e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese do ta ketë kundër Andorrës në qershor, teksa në shtator do të jetë mysafire e Anglisë./Lajmi.net/

Orari i ndeshjeve të Kombëtares U21

8 qershor, 2021 Kosova – Andorra

7 shtator, 2021 Anglia – Kosova

7 tetor, 2021 Kosova – Republika e Çekisë

12 tetor, 2021 Republika e Çekisë – Kosova

16 nëntor, 2021 Kosova – Shqipëria

25 mars, 2022 Kosova – Sllovenia

29 mars, 2022 Sllovenia – Kosova

4 qershor, 2022 Andorra – Kosova

10 qershor, 2022 Kosova – Anglia

14 qershor, 2022 Shqipëria – Kosova