Zidane nuk interesohet për rotacione, kjo është lista e skuadrës për ndeshjen në Copa del Rey

Ndeshja e ardhshme e klubit madrilien, Real Madrid, do të jetë ndaj klubit të ligës së dytë Alcoyano.

Sport

19/01/2021 16:41

Zinedine Zidane nuk duket të jetë i interesuar për të bërë rotacione në formacion, kjo shihet pas lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Dyshja e mbrojtës, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos do të mungojnë për arsye të lëndimeve, ndërsa për këtë ndeshje janë pushuar Raphael Varane dhe Toni Kroos, shkruan lajmi.net.

Lucas Vazquez ka startuar në 16 ndeshje të njëpasnjëshme për Los Blancos këtë sezon, derisa Thibaut Courtois nuk ka munguar as një minutë këtë sezon.

Real Madrid janë favorit në këtë ndeshje edhe pse Alcoyano ka eliminuar klubin e ligës së parë, Huesca, në xhiron e kaluar./Lajmi.net/