Petagna i gatshëm për përballjen kundër Juventusit

Sulmuesi i Napolit, Andrea Petagna është i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit.

Sport

18/01/2021 17:53

“Napolitanët” përballen me “Zonjën e Vjetër” në finalen e Superkupës që do zhvillohet në stadiumin “Reggio Emila” këtë të mërkurë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, Dries Mertens nuk është i gatshëm për “Bianconerët”, derisa Andrea Petagna pritet të jetë nga minuta e parë.

Sulmuesi pësoi lëndim ndaj Fiorentinas, mirëpo nuk ka probleme fizike, andaj Gattuso mund ta lejojë të jetë në formacionin bazë.

Ndërkohë, nuk dihet nëse kapiteni Amir Rrahmani do jetë nga minuta e parë ose në stol./Lajmi.net/