Formacionet e mundshme: Atletico Madrid – Sevilla
Atletico Madrid do të luajë ndeshjen e saj të ardhshme në La Liga ndaj klubit andaluzian Sevillas, me fillim nga ora 21:30.

Sport
Padyshim, që sikurse njëra palë edhe tjetra, janë dy prej ekipeve me formën më të mirë në La Liga, së bashku me Real Madrid dhe Barcelona.
Megjithatë, i gjithë fokusi i La Ligas është në këtë ndeshje, pasi që me një humbje eventuale të Los Colchoneros, gara për titull do të bëhej më interesante, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, në qoftë se Sevilla fiton, ajo do të ngrihej në renditjen tabelore në La Liga, duke hyrë kështu në zonën e Ligës së Kampionëve
Formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme janë këta:
Atletico Madrid:Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Vrsaljko, Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Felix, Suarez
Sevilla:Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Rakitic, Fernando, Jordan; Ocampos, En-Nesyri, Suso./Lajmi.net/