Gattuso: Me vjen keq për Rrahmanin, do ta këtë shansin tjetër

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso ka folur lidhur me situatën e mbrojtësit Amir Rrahmani.

Sport

10/01/2021 18:15

Rrahmani për herë të parë ishte titullarë në formacionin e “Napolitanëve”, por bëri një gabim trashanik që shkaktoi që Udinese të barazoi shifrat, përcjellë lajmi.net.

Menjëherë pas pjesës së parë, Gattuso e zëvendësoi kosovarin, derisa pas ndeshjes tha se i vjen keq dhe premtoi se do ta këtë shansin tjetër.

“Me vjen keq për Amirin, është profesionist i mirë, por nuk ishte në formë sot dhe u dëtyrova të merrja një vendim”.

“Do ta këtë shansin sërish. Nuk mendoj se duhet të ndaloj dhe të flasim sepse ndikon në rrjetet sociale, shumë gjëra janë duke u folur dhe ne duhet t’i injorojmë”, tha ai.

Fatmirësisht Napoli siguroi fitoren ndaj Udineses, andaj Rrahmani ndoshta do këtë shansin në përballjen e radhës ndaj Empolit./Lajmi.net/