Mbyllet pjesa e parë e gjysëmfinales City dhe United

Pjesa e parë mes Manchester United dhe Manchester City ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Sport

06/01/2021 21:32

Në këtë ndeshje po shihet se Citizens kanë më shumë kontroll të topit, mirëpo jo më shumë raste sesa Djajtë e Kuq, transmeton lajmi.net.

Pas 3 golave të anuluar dhe me një goditje të transversalës nga De Bruyne, përfundoi edhe pjesa e parë.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohej për në finalen e 25 prillit, ku aty është Jose Mourinho me Tottenham./Lajmi.net/