Planet e Real Madrid për afatin kalimtar të janarit

Zinedine Zidane nuk ka kërkuar për përforcime të reja në merkaton e janarit dhe nuk raportohet ndonjë largim i mundshëm i lojtarëve.

Sport

29/12/2020 13:04

Rikthimi i mesfushorit Takefusa Kubo në Santiago Bernabeu është përjashtuar dhe largimet e Iscos, Marcelos dhe Jovic nuk duken të jenë reale në këtë merkato

Si rezultat i pandemisë, klubi i Florentino Perez nuk janë të gatshëm që të transferojnë ndonjë lojtar të ri në këtë afat kalimtar. Ata po e shohin më së miri në rivalin e tyre, Barcelonën, se kanë probleme me financa dhe nuk dëshirojnë të kenë fatin e njejtë.

Los Blancos gjithashtu kanë përjashtuar edhe largimin e ndonjë lojtari në këtë afat kalimtar. Isco kishte kërkuar për një largim në formë huazimi drejt Sevillas, raporton gazeta AS, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka lejuar francezi.

Duke pasur parasysh orarin e ngjeshur që po kanë klubet këtë sezon, disa lojtarë më shumë në skuadër vetëm sa do ta ndihmonin atë.

Galaktikët tani për momentin janë duke munduar që të zgjedhin problemet e tyre me kontrata, së pari me kapitenin e tyre Sergio Ramos dhe mesfushorin Luka Modric./Lajmi.net/