Rodrygo mungon tre muaj

Sulmuesi i Real Madrid, Rodrigo Goes, u lëndua në ndeshjen kundër Granadas, pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar mungesa e tij.

Sport

25/12/2020 18:24

Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo Goes pësoi një dëmtim në kofshë gjatë fitores 2-0 të ‘Los Blancos’ kundër Granada të mërkurën e kaluar.

Braziliani po ndiqte një top kur mori një shtytje të lehtë nga Dimitri Foulquier i Granadas, gjë që bëri që ai të binte në tokë. Rodrygo menjëherë kërkoi të dilte dhe u zëvendësua nga Marco Asensio.

Real Madrid zyrtarisht ka diagnostikuar dëmtimin e Rodrygo si një dëmtim muskulor që prek tendinën në muskulin e tij të djathtë femural të këmbës. Ndërsa ata nuk treguan kohën e mungesës së tij, por sipas ‘Marca’, thuhet që ai mund të jetë jashtë për tre muaj./Lajmi.net/