Triumfon Real Madrid, mposht Atleticon
Sonte u luajt derbi i qytetit të Madridit ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.
Sport
‘Los Blancos’ filluan ndeshjen mirë, pas një korneri, ishte mesfushori Carlos Casemiro i cili shënoi në minutën e 15’.
Atletico Madrid ishte ekip i mirë, në fakt portieri, Jan Oblak, doli vendimtar në disa raste.
Pjesa e parë mbaroi me avantazh minimal për Realin.
Ndërsa në pjesën e dytë, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, provoi të ndryshojë lojën, ku bëri disa zëvendësime, por pa efekt.
Po rridhte minuta e 63’ kur heroi i Atleticos, Jan Oblak, shënoi autogol.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0, në të mirë të Realit.
Real Madrid me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 23 pikë, ndërsa ‘Los Colchoneros’ qëndrojnë ende në pozitën e parë me 26 pikë dhe me një ndeshje më pak./Lajmi.net/