Zidane: Atletico favorit për titull

Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane, ka folur para ndeshjes ndërmjet Real Madrid me rivalin e qytetit Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Sport

11/12/2020 19:02

Atletico Madrid qëndron në vendin e parë me 26 pikë, ku ka edhe mbrojtlen më të mirë deri tani, me vetëm dy gola të pranuar.

Real Madrid qëndron në pozitën e katërt me 20 pikë gjithsej, ndërsa mbrojtja e ‘Los Blancos’ lë për të dëshiruar, pas disa disfatave nga gabimet ata kanë 12 gola të pësuar.

Reali ka triumfuar në tre duelet e fundit ndaj rivalit të tij, por pavarësisht kësaj, Zidane shprehet se ekipi i tij duhet të punojë shumë për fitore, transmeton lajmi.net.

‘Po, sigurisht që ata janë favorit për titull, ju mund ta shihni atë që po tregojnë tani në fushë. Sot ata janë të parët dhe kanë qenë gjithmonë një ekip tejet konkurues. Por ne i njohim ata’, tha francezi për ‘Marca’.

Zidane u pyet edhe për Simeonen dhe për mënyrën e tij të menaxhimit.

‘Secili ka metodologjinë e tij të punës, unë kam timen, kjo ka edhe të mirat edhe të metat e veta. Diego është trajner fantastik, kjo është e tëra’, tha Zinedine Zidane./Lajmi.net/