Bebe Rexha vjen tërheqëse në pozat e reja, e përshkruan veten me disa fjalë në shqip

Bebe Rexha shkroi disa fjalë në shqip pranë fotos së fundit.

ShowBiz

04/12/2020 16:00

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk heziton që të tregojë para botës prejardhjen e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo që vërehet në çdo paraqitje të Bebes, është fakti se artistja pëlqen shumë ngjyrat kuq e zi, të cilat simbolizojnë edhe flamurin kombëtar shqiptar.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi atraktive, teksa shfaqet e veshur në të zeza, por merr vëmendje me mbishkrimin që ia la fotos.

“zonjë me të kuqe ❤️”, shkroi Bebe, e cila menjëherë pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Këto imazhe, Bebe Rexha i realizoi në pjesë të ndryshme të shtëpisë, ndërsa në njërën prej tyre provokoi nga banjo.

Kujtojmë se “Spotify” së fundi publikoi listën e këngëve më të dëgjuara të vitit, ku rezulzoi se këngët e Bebe Rexhës janë transmetuar 1 miliard herë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)