“Lamtumirë”, vjen nga Eni Koçi dhe Fisnikët

Një tjetër duet sapo është publikuar në estradën tonë.

ShowBiz

03/12/2020 19:31

Këngëtarja Eni Koçi dhe grupi i njohur, Fisnikët me vokalist, Agim Gërgurin, kanë publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Lamturmirë”, titullohet balada e tyre, të cilën e sollën të vizualizuar edhe me videoklip, në të cilin e Eni vjen shumë atraktive.

Tekstin e këngës “Lamtumirë” e shkroi Genc Prelvukaj dhe Agim Gërguri, e përcolli me kitarë Astrit Stafaj, ndërsa videoja u realizua nga BlackFish Entertainment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Lamtumirë”, që njëherësh është bashkëpunimi i parë mes Eni Koçit dhe grupit Fisnikët. /Lajmi.net/

YouTube player