Loredana është reperja më e dëgjuar në hip-hopin gjerman për 2020, sipas Spotify

Loredana arriti një sukses të ri në karrierë.

ShowBiz

02/12/2020 14:22

Loredana Zefi vazhdon të shënojë arritje të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja është artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop gjatë këtij viti në Gjermani.

Kjo gjë është në arritje të statistikave që ka nxjerrë “Spotify” për Gjermani, ku tregon suksesin e artistes.

Me këtë arritje, Loredana ka lënë pas emra të njohur të rep-it gjerman, përfshirë  Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

Loredana shprehet e lumtur për këtë sukses, andaj e shpërndau tabelën e Spotify në llogarinë e saj në Instagram. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)