Real Madridi nuk e do rikthimin e Cristiano Ronaldos
Real Madridi nuk është duke konsideruar mundësinë ta rikthejë në skuadër sulmuesin Cristiano Ronaldo.
Sport
Portugezi u largua nga “Santiago Bernabeu” si golashënuesi numër një, pastaj iu bashkua Juventusit në vitin 2018, transmeton lajmi.net.
Sipas Marca, Ronaldo është i interesuar për rikthimin të Reali, ose së paku largimin nga Juventusi, që gjithashtu janë të hapur ta lejojnë të largohet shkaku i pagesave të larta.
35-vjeçari është duke vazhduar të shkëlqejë në Seria A dhe pëlqehet nga gjiganti francez, PSG.
Sidoqoftë, Reali nuk do ta rikthejë në skuadër lojtarin dhe ribashkimi mund të realizohet vetëm nëse në të ardhmen lojtari bëhet trajner./Lajmi.net/