Vinicius: Të Reali nuk ka ëndrra, vetëm qëllime

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior insiston se ambiciet e klubit janë të fitojnë të gjithë trofetë.

Sport

19/11/2020 23:43

20-vjeçari ka fituar tri trofe të ndryshëm me “Los Blancos”, derisa edicionin e kaluar fitoi Superkupën e Spanjës dhe La Ligën, përcjellë lajmi.net.

I pyetur për ëndrrat, braziliani theksoi se të Reali ka vetëm qëllime.

“Në Real Madrid nuk ka ëndrra, vetëm qëllime. Qëllimi është të fitojmë gjithçka. Dua të fitojë tituj të mëdhenj”.

“Kam driblimin në gjak, është stili im që prej fëmijërisë”.

“Gjithmonë doja të luaja shpejtë dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarëve”, deklaroi ai.

Vinicius ka bërë 79 paraqitje për “Galaktikët” duke realizuar 12 gola dhe qenë një ndër më të rëndësishmit në skuadër disa herë./Lajmi.net/