‘Çmendët’ PSG-ja, ofron kontratë trevjeçare për Sergio Ramosin

PSG-ja ka bërë një super ofertë për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Sport

16/11/2020 08:41

Spanjolli ende s’ka rinovuar me gjigantin spanjoll duke ofruar kontratë dyvjeçare, ofertë që vazhdon të konsiderohet nga “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario AS, PSG është duke përfituar nga situata momentale dhe i ka ofruar kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë euro për sezon.

Ndoshta, kjo ofertë do t’i pëlqejë Ramosit sepse momentalisht të Reali fiton rreth 17 milionë euro.

Sidoqoftë, në garë për Ramos janë edhe gjigantët e tjerë evropianë, si AC Milan, Manchester City dhe Juventus./Lajmi.net/