Nisma: Biden ka qenë krah nesh në kohët më të vështira
Nisma Socialdemokrate ka uruar Jeo Bidenin.

Lajme
Joe Biden është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate e ka uruar atë, shkruan lajmi.net.
Përmes një urimi, Nisma bën të ditur se Biden ka qenë krah Kosovës edhe në kohë më të vështira.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.
Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/