Qëllohet për vdekje reperi i famshëm amerikan
Repeir ka vdekur pas një konfrontimi të dhunshëm në një klub nate, që përfundoi me shkëmbim plumbash.

ShowBiz
Reperi King Von ka vdekur pas një konfrontimi të dhunshëm jashtë një klubi nate në Atlanta që përfundoi me të shtëna me armë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Burime të zbatimit të ligjit thonë për TMZ se një shkëmbim zjarri vdekjeprurës shpërtheu herët në mëngjes të premten jashtë Monaco Hookah Lounge në qendër të qytetit Atlanta, me shkëmbime zjarri midis dy grupeve të burrave që po grindeshin me njëri-tjetrin.
Burimet thonë se kishte oficerë policie jashtë Atlantës që punonin në klub dhe një polic në detyrë që patrullonte afër dhe policia gjithashtu hapi zjarr ndërsa u përball me personat e armatosur.
Po ashtu, thonë se 6 persona u qëlluan, përfshirë 3 që mbetën në vendin e ngjarjes dhe u transportuan në spital nga EMS. Thuhet që 3 persona të tjerë ikën, por gjithashtu përfunduan në spital.
3 njerëz vdiqën nga plagët e marra, përfshirë King Von, sipas një prej miqve të tij të ngushtë.
Mësohet se asnjë polic nuk u lëndua në të shtënat, ndërsa rasti tani po hetohet nga Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë.
Ende është e paqartë se kush e qëlloi King Von, burimet thonë se hetuesit po përpiqen të gjejnë se kush qëlloi kë.
King Von ishte një reper në Atlanta, kënga e tij e parë ishte “Crazy Story” e publikuar më 2018. /Lajmi.net/