Do bëjë duet me Mozzikun? Loredana ka një përgjigje
Loredana ka shuar kureshtjen e fansave, të cilët donin të dinin nëse dyshen do t'i shohim në një bashkëpunim.

ShowBiz
Reperja Loredana është ndër emrat më të komentuar të shoubizit, edhe jashtë trojeve shqiptare, shkruan lajmi.net.
Së fudi, ajo ka publikuar projektin muzikor me titull “Tut mir nicht leid”, i cili brenda pak orësh mori gjysmë milioni klikime.
Derisa së fundi kanë qarkulluar thashetheme për një ribashkim të Loredanës me Mozzikun, u komentua edhe një bashkëpunim i mundshëm mes tyre.
E përgjigjen për këtë, Loredana ua dha fansave në komente, e cila ka thënë se preferon që ta mbajë këtë gjë sekret për momentin.
“Është sekret për momentin, por do e mësoni”, ka shkruar Lori, duke e lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit. /Lajmi.net/
