U përfol për një lidhje të mundshme me Majk, reagon Blerta Veseli
Misi shqiptar ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve për lidhje me reperin Majk.

ShowBiz
Reperi Majk shumë herë është komentuar për jetën e tij private, ani pse tenton ta mbajë larg syrit të medieve, shkruan lajmi.net.
Së fundi, u komentua shumë një fotografi e tij, e cila u postua nga llogaria e Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli, në Instagram.
Në atë foto, reperi shihet se i bëri një ‘selfie’ vetes dhe e shkroi “I hakuar”, por imazhi në fjalë është fshirë menjëherë.
Madje, edhe me disa postime tjera, u kuptua se dyshja ishin në të njëjtin vend, por zërave për një lidhje të mundshme u ka dhënë fund vet Blerta.
Ajo i është përgjigjur një faqes së fansave të Majkut, të cilët i shkruajnë pikërisht lidhur me këta zëra.
” Qetësohu, është një lojë”, ishte përgjigja e Blertës. /Lajmi.net/