Mediet ndërkombëtare shkruajnë për Princ Lekën dhe Elia Zaharian pas ardhjes në jetë të princeshës
Lajmi se Princi Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër, ka bërë jehonë edhe në mediet botërore.

ShowBiz
Princi Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia Leka një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Elia solli në jetë një vajzë, emri i të cilës është Geraldinë, ndërsa këtij lajmi i janë gëzuar shumë e gjithë familja mbretërore shqiptare.
Përveç medieve vendore, hapësirë të veçantë lajmit për ardhjen në jetë të princeshës Geraldinë i kushtuan edhe mediet ndërkombëtare.
Disa prej këtyre artikujve ku shkruhet për çiftin mbretëror i ka ndarë me ndjekësit Eliza Zaharia në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
“Daily Mail”, “People”, “Vanity Fair”, “Madame Lefigaro”, “Hola” dhe “Dhnet”, janë disa prej prestigjiozeve që kanë shkruar për lindjen e princeshës Geraldinë.
“Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia kanë ndarë një fotografi të fëmijës së tyre të parë, një vajze të quajtur Geraldine”, shkruan ndër të tjera Daily Mail.xsd
Kjo prestigjioze në artikullin për çiftin ka dhënë detaje rreth Princit Leka dhe gjithë familjes mbretërore shqiptare.
Detaje të ngjashme i kanë dhënë edhe artikujt e tjerë të medieve ndërkombëtare, të cilat Elia i falënderoi publikisht për shkrimet. /Lajmi.net/