Klopp: Të luash kundër Cityt, është gjëja më e vështirë në futboll
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e përshkroi ndeshjen kundër Manchester Cityt si ‘ndeshjen më të vështirë’ në futboll.
Sport
Dy skuadrat e mëdha angleze, që edhe janë pretendente për titull këtë sezon, takohen në ‘Etihad Stadium’ ditën e diel.
“Dueli ndaj Manchester Cityt nuk do ta vendosë kampionatin. Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy ekipet”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Sidoqoftë, sezoni është ende në fazë të hershme dhe gjërat mund të ndryshojnë. Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë”.
“Më pëlqejnë ndeshjet si kjo, por detyra është e vështirë. Të luash kundër Manchester Cityn mund të jetë ndeshja më e vështirë në botën e futbollit, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”./Lajmi.net/