Morena Taraku sjell projektin “Alexander”, shfaqet atraktive në klip
Morena publikoi projektin e ri muzikor.

ShowBiz
Morena Taraku sapo ka lansuar projektin e ri muzikor, të vizualizuar edhe me klip, shkruan lajmi.net.
“Alexander”, mban titullin kënga e re e Morenës, në të cilën edhe kësaj radhe flet për jetën luksoze që bën.
Në disa prej skenave të klipit, këngëtarja shfaqet në shtëpinë luksoze të saj në Stamboll, ndërsa të tjerat i filmoi rrugëve të atij qyteti.

Po ashtu, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet dhe aksesorët e Morenës, të cilat kapin shifra të larta.
Këtë këngë artistja kishte kohë që e paralajmëroi, andaj fansat e saj e kanë pritur me padurim. /Lajmi.net/