Dortmund merr fitore në udhëtim, triumfon ndaj Arminia Bielefeld

Borussia Dortmund ka arkëtuar edhe tri pikë të reja në Bundesliga.

Sport

31/10/2020 17:23

Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre, Borussia Dortmund, ka shënuar fitore me rezultat 0:2 në përballjen ndaj Arminia Bielefeld, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Hummels, në minutën e 53’ të takimit.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 71’, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë përballje.

Borussia Dortmund ka tashmë 15 pikë në pozitën e dytë, aq sa kanë liderët e Bayern Munich, kurse Arminia Bielefeld mbetet me vetëm katër pikë në pozitën e 14-të. /Lajmi.net/