Trajneri i Schalke bëri një deklaratë të çuditshme pas 22 ndeshjeve pa fitore
Schalke 04 po përjeton momente të rënda dhe po luan një nga sezonet më të dobëta në historinë e tyre.
Sport
Pas gjashtë xhirosh, ata numërojnë vetëm dy pikë në Bundesligë.
Me barazimin 1:1 ndaj Stuttgart të premten mbrëma, skuadra nga Gelsenkirchen tashmë ka 22 ndeshje pa fitore në Bundesligë, gjashtë këtë sezon dhe 16 sezonin e kaluar.
Fitorja e fundit e Schlake u regjistrua në janar të këtij viti, ndaj Borussia Monchengladbach.
Pas ndeshjes me Stuttgart, trajneri i Schalke ishte në qendër të vëmendjes, i cili shpjegoi situatën e skuadrës së tij, në një mënyrë shumë të pazakontë.
“Ekipi është si një shishe ketchup që sapo hapet. Ju përpiqeni të shtrydhni ketchup, por asgjë nuk ndodh, sepse shishja është plot”, tha Manuel Baum, përcjell lajmi.net.
“Atëherë plani është të godisni shishen në pjesën e poshtme për të nxjerrë ketchupin dhe ne jemi akoma në atë fazë të goditjes. Por sapo të dalë ai ketchup, do të jetë shumë argëtuese”./Lajmi.net/