Raportohet për armë të paautorizuara në Kishnicë, policia jep detaje për rastin

Pas pranimit të informatës për mjete të dyshuara në një deponi-hekurishte, në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit njësitet e Policisë së Kosovës për deminim kanë bërë tërheqjen e një arme automatike AK-47, me katër karikator, 225 fishekë cal-7.62mm dhe dy bomba dore.

Lajme

28/10/2020 09:02

Rasti është raportuar rreth orës 14:00, në Kishnicë.

Lidhur me këtë, është informuar edhe prokurori kujdestar./Lajmi.net/