Holding lëndohet në përgatitjet e fundit para ndeshjes, zëvendësohet nga David Luiz në formacionin startues

Rob Holding është problemi shtesë për Mikel Arteta, para ndeshjes kundër Manchester City.

Sport

17/10/2020 18:29

Arsenal do të përballet me Manchester City sonte, me fillim nga ora 18:30.

Një orë para ndeshjes, Mikel Arteta kishte publikuar formacionin zyrtar, ku figuronte edhe Rob Holding. Megjithatë, ky i fundit pësoi lëndim në përgatitjet e fundit para ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Kështu, në repartin e mbrojtjes do të aktivizohet David Luiz.

Luiz formon katërshen e mbrojtjes me Gabriel, Tierney dhe Bellerin.

Mbetet të shihet se si do të funksionojë vija e fundit e mbrojtjes, në përballjen ndaj City. /Lajmi.net/