Gjermania shënon mbi 2,500 raste të reja të koronavirusit e 19 viktima

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 19 të vdekur nga koronavirusi.

Bota

03/10/2020 09:32

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,527, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2,563 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 296,958.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.