Publikohet lista e Kosovës U21, aty edhe Edi Sylisufaj

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e tetorit.

Sport

02/10/2020 13:48

Kosova në tetor takohet me Austrinë dhe Andorrën, dhe të dy ndeshjet zhvillohen në Prishtinë.

Në listën e Kosovës është edhe Edi Sylisufaj, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i FFK-së:

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj. Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

/Lajmi.net/