Nagavci: Pa Vetëvendosjen s’mund të zgjedhet presidenti
Heqja e vijave të kuqe të LDK-së ndaj PDK-së, ka nxitur reagimin edhe të nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci.
Lajme
Kjo e fundit me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se partia e Isa Mustafës po e tregon shumë qartë orientimin e saj, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, e vërteta aktuale është që pa Vetëvendosjen s’mund të zgjidhet presidenti.
Postimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.
E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare. /Lajmi.net/