Dallku: Marre ju qoftë!
Armend Dallku është prononcuar pas gjithë tollovisë që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Prishtina.
Sport
Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një tollovie të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.
“Djersa e futbollistëve po hedhet poshtë. Policia pa nevojë më hodhi sprej, nuk e di arsyen”, ka deklaruar Dallku, përcjell lajmi.net.
“Është gjynah çfarë ka ndodhur, çka ju kanë bërë djemve. Marre ju qoftë”.
Dallku pakënaqësitë ka vazhduar me federatën dhe personat që delegojnë gjyqarët./Lajmi.net/