India tejkalon Rusinë për kah numri i rasteve me Covid-19, raporton 23 mijë të infektuar të rinj
India ka raportuar 23,165 raste me koronavirus përbrenda periudhës 24-orëshe të dielën, sipas platformës Worldometer.
Bota
I njëjti burim bën me dije se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 697,069, duke tejkaluar kështu Rusinë, e cila ka gjithsej 681,251 të prekur me Covid-19, shkruan lajmi.net.
Në vend gjithashtu janë paraqitur 420 jetë të humbura me koronavirus, duke çuar kështu shifrën e përgjithshme në këtë vijë në 10,161 jetë të humbura.
India është vendi i tretë për kah numri i viktimave nga virusi pandemik në nivel botëror. Para shtetit aziatik qëndrojnë Brazili – 64,383 vdekje – dhe SHBA-të – 132,449 vdekje. /Lajmi.net/