Ikën rekordi i Maldini – Buffon regjistron paraqitjen 648 në Serie A

Kemi fatin të shohim një legjendë teksa është akoma aktiv në futboll.

Sport

04/07/2020 18:06

Gianluigi Buffon po konfirmon dita-ditës se është një nga sportistët më të mëdhenj italianë, së paku në vitet e fundit.

Portieri i Juventus sot ka vendosur rekord në Serie A, duke mbajtur tashmë rekordin (baras) me Paolo Maldini, për më së shumti paraqitje në Serie A, transmeton lajmi.net.

Buffon u paraqit sot për herë të 648 në Serie A.

Ikona italiane u aktivizua në derbin lokal të Torinos, Juventus – Torino, ndeshje kjo që filloi në ora 17:15. /Lajmi.net/