ZYRTARE: Ky është orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventus - Milan dhe Napoli - Inter në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhet në orën 20:00, është konfirmuar.

Sport

10/06/2020 13:10

Kjo është zyrtarizuar nga transmetuesi shtetëror Rai, i cili ka të drejtat e Kupës.

Juve dhe Milan rinisin sezonin në Torino të premten, me ndeshjen e parë që përfundoi baras 1:1.

Napoli – Inter zhvillohet 24 orë më vonë, me napoletanët që fituan minimalisht në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/