Messi apo Ronaldo? Përgjigje interesante e Cafu

Cafu është përballur me pyetjen më të vështirë në botën e futbollit.

Sport

07/06/2020 14:30

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo është pyetja e cila tundon botën e futbollit, e që me gjasë nuk mund të marrë përgjigjen finale.

Me këtë pyetje është përballur edhe ikona braziliane e futbollit, Cafu, i cili gjithashtu e kishte të vështirë të bënte një zgjedhje.

“Ne po flasim për dy fuqi të futbollit në botë. Ata kanë qenë në majat e futbollit për 15 vite”, ka thënë Cafu, transmeton lajmi.net.

“Njëri ka fituar gjashtë çmime, tjetri pesë. Është e vështirë të zgjedhësh mes tyre”, shtoi braziliani.

“Të dy janë të mahnitshëm”, ishin fjalët e ish mbrojtësit të krahut të djathtë.

Cafu nuk është i vetmi që heziton të jap përgjigje në këtë pyetje mjaft të vështirë. /Lajmi.net/