Juventus vazhdon interesimin për Gabriel Jesus
Juventus janë të vendosur që të afrojnë një sulmues në ‘Allianz Stadium’.
Sport
Në radarin e skuadrës ‘Biankoneri’ ka përfunduar ylli brazilian i Manchester City, Gabriel Jesus.
Raportime të ‘Tuttosport’ bëjnë të ditur se interesimi për brazilianin po vazhdon, me merkaton e verës që po afron, transmeton lajmi.net.
‘Zonja e vjetër’ e sheh atë si ‘9’shin ideal për t’iu bashkuar skuadrës dhe po kërkojnë të dinë çmimin e tij.
Jesus nuk ka qenë zgjedhja e parë në ‘Etihad’, në balotazhin me Aguero, dhe kjo mund ta shtyjë atë që të zgjedh kalimin në Torino. /Lajmi.net/