Lufta kundër koronavirusit – Laporte tregon dallimin mes Anglisë dhe Spanjës
Jo të gjitha shtetet po e luftojnë koronavirusin me format e njëjta.
Sport
Kujdesi është i madh në gjithë botën, por masat që qeveritë e ndryshme marrin janë të ndryshme. Një dallim ka zbuluar edhe mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte.
Laporte ka folur për dallimin që ka hasur në masat e qeverisë së Spanjës dhe ato të Anglisë.
“Në Angli nuk ka aq masa të rrepta sa në Spanjë. Në ditët e ardhshme do të ketë komunikata dhe takime, por nuk ka datë për rikthim (futboll)” ka thënë Laporte, transmeton lajmi.net.
“Nëse nuk kemi simptoma, këtu nuk na kontrollon askush” ishin fjalët e mbrojtësit francez.
Sigurisht, Laporte duhet të ketë informata të shumta nga shokët që kishte gjatë kohës kur luante me Athletic Bilbao. /Lajmi.net/